SHBA: Ndeshkim vrasesve te vellezerve Bytyci

24/09/2009 13:45

Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Beograd, permes nje deklarate per shtyp, ka shprehur shqetesimin se askush nuk eshte denuar deri tani per vrasjen e tre vellezerve Bytyci.

Vellezerit Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyci, shqiptare nga Kosova por me shtetesi amerikane, u vrane ne vitin 1999 dhe trupat e tyre u gjeten dy vjet me vone ne varrezat masive ne Petrovo Selle.

“Shpresojme qe prokuroria te jete kembengulese ne apelimin e ceshtjes. Presim qe autoritetet te sjellin para drejtesise pergjegjesit per vrasjen e tre vellezerve”, thuhet ne deklaraten e amabsades.

Reagimi vjen pak dite pas lirimit te dy ish-policeve serbe qe akuzoheshin se ishin perfshire ne vrasje.

Top Channel