SHBA: Maqedonia e ka vendin ne NATO

24/09/2009 12:15

Nensekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg ka pritur ne nje takim presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov, te cilit i ka shprehur qendrimin e SHBA pro anetaresimit ne NATO dhe BE.

Per kete arsye, ka deklaruar Steinberg, duhet qe sa me pare te zgjidhet kontesti i emrit kushtetues me Greqine.

“Inkurajojme Shkupin dhe Athinen qe pas zgjedhjeve ne Greqi te vazhdojne bisedimet nen ndermjetesimin e Metju Nimic”, ka deklaruar zyrtari amerikan.

Greqia ka deklaruar disa here se fundmi se do te bllokoje edhe negociatat per anetaresimin e Maqedonise ne BE, nese me pare nuk zgjidhet ceshtja e emrit.

Top Channel