Meksike, 17 te vrare ne Siudad Huarez
24/09/2009 08:00
17 vrasje te tjera jane regjistruar ne dy ditet e fundit ne Siudad Huarez, qyteti meksikan ne afersi te kufirit me Shtetet e Bashkuara.
Lajmin e kane bere te ditur autoritetet lokale, te cilat theksojne se ne vend vazhdon lufta e dhunshme mes karteleve te droges per te kontrolluar trafikun drejt Amerikes.
Qe nga fillimi i vitit te vraret kane qene mbi 1700. Qeveria meksikane qe prej shkurtit ka derguar ne qytet 8500 ushtare, por pa arritur te ndaloje gjakderdhjen mes narkotrafikanteve.
Top Channel