Gjate vizites se tij ne Nju Jork, ministri i Jashtem kosovar Skender Hyseni eshte takuar me homologun e tij sllovak Miroslav Lajcak, i cili ka vleresuar se pavaresia e Kosoves eshte nje proces i pakthyeshem.

Njohja e shtetit te ri te Evropes ka qene ne qender te bisedimeve. Hyseni ka kerkuar nga Lajcak, vendi i te cilit nuk e ka njohur ende pavaresine, qe ta shqyrtoje kete opsion.

Duke theksuar se Kosova eshte nje rast sui generis, Hyseni ka kerkuar kontributin e Sllovakise edhe ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.

Gjithashtu, Hyseni eshte takuar edhe me sekretarin e pergjithshem te Liges Arabe, nga i cili ka marre ftese per te vizituar seline e saj ne Egjipt.

Top Channel