Katari do te shqyrtoje mundesine per te njohur sa me shpejt pavaresine e Kosoves.

Premtimi i eshte bere presidentit kosovar Fatmir Sejdiu, nga emiri i Katarit Al Thani, gjate nje takimi te zhvilluar ne Nju Jork.

“Shteti im do te beje cdo gje qe eshte e mundur qe njohja e Republikes se Kosoves te ndodhe sa me pare”, ka deklaruar Al Thani.

Gjithashtu, emiri eshte shprehur i gatshem per te bashkepunuar me Kosoven edhe ne fusha te tjera, si ne ekonomi.

Ne takimin e zhvilluar ishte i pranishem edhe ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni.

Top Channel