Greqi, vrasja e biznesmenit, kater ne pranga

24/09/2009 13:10

Policia greke ka arrestuar ne Krete kater persona te konsideruar si pergjegjes per rrembimin dhe vrasjen e biznesmenit Yannis Kypriotakis.

Sipas informacioneve te fundit te agjencive lokale te lajmeve, te arrestuarit jane nje grek dhe tre te huaj.

Kypriotakis u gjet i vdekur ne muajin maj ne makinen e tij, te ciles pengmarresit i kishin vene flaken pasi e kishin vrare.

Vete familja Kypriotakis kishte paguar 70 mije euro per lirimin e njeriut te saj, nga 300 mije qe ishin kerkuar fillimisht nga rrembyesit.

Top Channel