Sherbimi anti-terrorist grek zbuloi nje baze terroriste gjate nje operacioni ne lagjen Halandri te Athines.

Sipas burimeve policore, anti-terrori grek ka zbuluar materiale te shtypura dhe skica me objektiva sulmi te mundshme, si dhe sasi baruti, bateri dhe nje bombe te fshehur ne nje tenxhere.

Nje bombe e ngjashme  ishte perdorur disa jave me pare ne nje prej sulmeve ne Athine. Tre burra dhe nje grua jane shoqeruar ne polici.

Nje prej tre personave, 35 vjec, eshte arrestuar edhe njehere gjate trazirave te dhjetorit te kaluar ne Athine.

Zyrtare te larte te policise greke vleresojne se ndoshta eshte zbuluar baza e nje prej organizatave terroriste qe veprojne ne kryeqytetin grek.

Besohet se materialet e gjetura i perkasin organizates “Komploti i berthamave te Zjarrit”, si dhe nje organizate tjeter ekstremiste te majte.

Top Channel