SHBA: Enciklopedia, pretendime neveritese
23/09/2009 15:05
Ambasada amerikane ne Shkup ka shprehur serish qendrimin kunder te Shteteve te Bashkuara ndaj enciklopedise maqedonase.
Nje perfaqesues i selise diplomatike, i cili ka preferuar te mbetet anonim, i ka cilesuar si “te neveritshme” pjeset e publikuara ne botimin e Akademise se Shkencave.
“Pretendimet se oficeret amerikane kane stervitur ushtaret e Ushtrise Clirimtare Kombetare jane te pabaza dhe te neveritshme”, ka deklaruar burimi per agjencine e lajmeve “AFP”.
Ai ka shtuar me tej se SHBA kane mbetur te zhgenjyera nga veprimi i institucioneve zyrtare maqedonase, “te cilat kane publikuar pretendime kaq qesharake”.
Top Channel