Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, i cili ndodhet ne Nju Jork ne kuader te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ka deklaruar se ne takimet me perfaqesuesit e vendeve te tjera do te paraqese ecurine e Kosoves pas shpalljes se pavaresise, si dhe do te jape argumente per njohjen e metejshme te sa.

“Do japim faktet se ci po ecen kosova dhe do te punojme qe te fitojme njohje te metejshme. Do te pritemi nga presidenti Obama, ashtu sikurse te gjithe presidentet e tjere, ku do te kemi mundesi te lobojme per pavaresine”, ka pohuar Sejdiu.

Kreu i shtetit kosovar ka nenvizuar se lobimet kryesore do te behen me perfaqesuesit e vendeve anetare te Konferences Islamike dhe me ata te vendeve te Amerikes Latine.

Me tej, lidhur me nenshkrimin e protokollit policor mes misionit EULEX dhe Serbise, Sejdiu eshte shprehur se pavaresisht kundershtimeve te Prishtines, institucionet e Kosoves do te vazhdojne bashkepunimin me nderkombetaret.

Top Channel