
Dy punetore te cirkut italian, i cili per disa jave ka ofruar shfaqje ne Prishtine, provokuan situaten ne qender te Prishtines duke vene mbishkrime nacionaliste ne muret e stadiumit te Prishtines.
Behet fjale per nje shtetas serb dhe nje maqedonas, te cilet ne diten e fundit te punes shkarraviten muret e stadiumit duke shkruar fjale si “Made in Serbia”, “Maqedonia”, etj.
Fale bashkepunimit te qytetareve me Policine e Kosoves, kjo e fundit mberriti menjehere ne vendin e ngjarjes dhe i shoqeroi te dyshuarit kryesore ne stacionin me te afert policor.
Deshmitari kryesor Habib Raci, punetor ne ansamblin e valles “Shota”, thote se menaxheri kryesor i cirkut nga Italia fillimisht nuk deshi t’i identifikoje punetoret e tij.
“Kur shkruajten “Made in Serbia” kam vrapuar pas tyre. Me pas kam folur me dy shoket e mi dhe kemi thirrur policine”, tregon Raci.
Me i mllefosur shprehet nje pronar restoranti ne te cilin punetoret e cirkut italian ishin sherbyer gjate gjithe kesaj kohe. Ai thote se nje pjese e punetoreve i takojne nacionalitetit serb dhe kjo sipas tij ka qene arsyeja qe ne ditet e para te punes komunikimi mes punetoreve eshte bere vetem ne gjuhen italiane.
“Ata i kemi pritur si me se miri dhe nga ana tjeter na i shperblyen ne kete menyre”, thote Sahit Kelmendi.
Nga ana tjeter, menaxheri kryesor i cirkut Christian Belluci, tha se dy te arrestuarit jane larguar nga puna para nje jave.
Sipas tij, e gjithe kjo eshte bere ne shenje revolte nga ana e tyre, te cilet pasi kane mbetur pa pune kane dashur te demtojne imazhin e cirkut italian.
Top Channel