Muttawakil: Serish atentate ndaj ISAF

23/09/2009 10:55

“Nuk ka qene nje atentat i posacem ndaj italianeve, por aksioni i radhes kunder trupave te koalicionit te NATO-s, ISAF, ne Afganistan”.

Keshtu deklaron ish-ministri i Puneve te Jashtme talebane, Wakil Ahmed Muttawakil, duke komentuar ngjarjen e 17 shtatorit, ku mbeten te vrare 6 ushtare italiane.

Muttawakil tregon se eshte distancuar nga njerezit e Mullah Omarit dhe siguron se nuk ka asnje kontakt me ta.

Diplomacia perendimore e quan ate si eksponent te mundshem te talebaneve te moderuar.

Megjithate Muttawakil parashikon atentate te reja kunder trupave te NATO-s ne Afganistan, pasi kjo situate eshte e paevitueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA