Maqedoni, enciklopedia do te korrigjohet

23/09/2009 16:50

Akademia e Shkencave dhe e Arteve ne Maqedoni do te rishikoje ato pjese te enciklopedise qe fyejne kombin shqiptar, te cilin nuk e cileson si nje popull autokton por te ardhur nga malet.

Lajmin e ka bere te ditur vet redaksia qe ka hartuar enciklopedine, e cila permes nje komunikate per shtyp ka saktesuar se do te merren parasysh reagimet e subjekteve shqiptare ne Maqedoni.

“Informojme opinionin publik se do te behen disa korrigjime te caktuara ne disa njesi dhe me pas do te vijoje puna per botimin e dyte, te ndryshuar edhe te plotesuar”, thuhet ne komunikate.

Nderkohe, kryetari i ASHAM, Gjorgje Stardellov ka pranuar se shqiptaret ne kete enciklopedi jane fyer dhe ka theksuar se keto pjese do te rishikohen.

“Behet fjale per nje ofendim te caktuar ndaj bashkesise etnike shqiptare ne Maqedoni dhe besoj se kjo pjese do te korrigjohet”, ka deklaruar Stardellov.

Gjithesesi ai ka shtuar se pjeset kontestuese te botimit nuk do te hiqen plotesisht, por ka saktesuar se vemendja do te perqendrohet tek ato pjese, “qe ndoshta me te drejte rrenqethin qytetaret shqiptare”.

Top Channel