Megjithese zgjerimi i Bashkimit Evropian eshte cilesuar si nje nga politikat e jashtme me te suksesshme te bllokut 27-anetaresh, integrimi i Ballkanit Perendimor mbetet nje nga sfidat kryesore.

Drejtori i pergjithshem per zgjerimin ne Komisionin Evropian, Michael Leigh, beri nje permbledhje te perparimeve dhe sfidave te bllokut gjate nje diskutimi ne qendren “Woodrow Wilson” ne Uashington.

Sipas Leigh, nje nga fushat ku eshte bere perparim ne integrimin e Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian eshte mundesia e levizjes se lire per Serbine, Malin e Zi dhe Maqedonine.

Ndersa per Kosoven nuk ka ende nje plan i qarte integrimi, Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina mund t’i shtohen ketij grupi vitin e ardhshem nese arrijne t’i permbushin kushtet.

“Ne shpresojme qe keto dy vende t’i permbushin kushtet me perpjekjet e duhura deri vitin e ardhshem”, u shpreh Leigh.

Top Channel