Bien ne prangat e Policise se EULEX pese persona te nacionalitetit serb dy prej tyre pjesetare te Policise se Kosoves, nen dyshimin se kane kryer krime ndaj popullates shqiptare gjate luftes se fundit ne Kosove.

Sic njofton zyra per informim Misionit te Bashkimit Evropian, ne oret e hershme te mengjesit policia e EULEX ne bashkepunim me Policine e Kosoves dhe me KFOR-in kane zhvilluar nje operacion policor me qe rast kane arrestuar ne Novoberde te rajonit te Gjilanit, Svetlana Stojanovic nga fshati Bostan, Dobrivoje Trajkovic, Slobodan dhe Sreqko Martinovic nga fshati Plavice dhe Srgjan Filic nga Jasenoviku.

Burime zyrtare ne kushte anonimiteti brenda Policise se Eulexit konfirmuan per Top Channel se Svetlana Stojanovic e dyshuar per krime lufte ka sherbyer ne stacionin policor ne rajonin Gjilanit dhe Gracanices, nderkaq eshte larguar para dy viteve nga puna per shkak te pergatitjes se pamjaftueshme per te qene police.

Nderkaq Sreqko Martinovic gjithashtu i dyshuar per krime lufte eshte polic i cili pas shpalljes se pavaresise braktisi punen por u kthye ne stacionin policor ne Novoberde gjate muajit qershor te ketij viti, kur Ministria e Puneve te Brendshme vendosi t’i kushtezoje policet serbe me humbjen e  vendit te punes.
 
Me shume se sa njoftimin per operacionin e zhvilluar, Policia e EULEX nuk jep me detaje te tjera, ku jane transportuar personat e arrestuar apo ku do te gjykohen te dyshuarit per krime ndaj popullates shqiptare. Arrestimi i te dyshuarve u urdherua nga nje prokuror i Eulexit nen autoritetin e te cilit po vazhdon hetimi.
 

Top Channel