Ne diten e pare te qendrimit ne Nju Jork, ministri i Jashtem i Kosoves, Skender Hyseni, zhvilloi nje sere takimesh me homologe.

Ne nje takim me ministrin e Jashtem jordanez, Naser F.Judeh, Hyseni falenderoi mbeshtetjen qe Jordania po i jep Kosoves.

Hyseni eshte takuar edhe me homologun hungarez, Péter Balázs, me te cilin kane ndare qendrime te njejta persa i perket bashkepunimit rajonal.

Ministri Hyseni po ashtu ka theksuar nevojen e pjesemarrjes se Republikes se Kosoves ne nismat rajonale. Ne serine e takimeve qe ka zhvilluar ne diten e pare te qendrimit ne Nju Jork, Ministri Hyseni ka takuar edhe homologun e tij te Finlandes, Alexander Stubb dhe te Letonise, Maris Riekstins.

Top Channel