Greqi, shperthen bomba ne zyren e PASOK
23/09/2009 11:35
Nje bombe artizanale shpertheu ne lagjen Kolonaqi te Athines duke shkaktuar deme materiale.
Sipas informacioneve te fundit bomba ishte vendosur ne zyren e shefes per programin ekonomik te PASOK, nderkohe qe ne momentin e shperthimit nuk ka patur njerez brenda saj.
Nuk ka ende detaje per pergjegjesit e sulmit, nderkohe qe ngjarja ndodh vetem pak dite para zgjedhjeve te pergjithshme, te cilat konsiderohen si teper te rendesishme, jo vetem per Greqine por edhe per komunitetin europian.
Top Channel