BE, bord kunder krizave ekonomike
23/09/2009 23:35
Ne Bruksel po mendohet per krijimin e nje komisioni i cili do te paralajmeroje kercenimet financiare te tregut per te shmangur krizat monetare ne te ardhmen.
“Europian Sistemic Risk Board”, do te quhet komisioni me i ri ku do te marrin pjese ne cilesine e anetareve te gjithe guvernatoret e bankave te 27 vendeve te Bashkimit Europian dhe kryetar guvernatori i Bankes Qendrore Europiane.
“Ne sapo e kaluam nje krize, dhe duhet te nxjerrim mesime prej saj. Ky eshte thjesht nje propozim qe mendoj se do nje kohe te caktuar te studiohet dhe ndoshta te permiresohet me tej”, eshte shprehur nismetari i projekt-komisionit Hoakuin Almunia, eurokomisioner i ekonomise ne BE.
Top Channel