Ahmadinexhad: Irani, mundesi per SHBA-te
23/09/2009 10:40
Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, ne nje interviste per shtypin amerikan ka deklaruar se vendi i tij nuk perben nje kercenim per Shtetet e Bashkuara, sic pretendon presidenti Barack Obama, por eshte per me teper “nje mundesi”.
Ahmadinexhad ka theksuar se ne takimin e programuar per 1 tetor me grupin 5+1, Irani
pret nje diskutim te hapur per ceshtjet berthamore.
“Irani do te kerkoje impenjim me te madh per mundesine e dhenies fund te impenjimit per energjine berthamore nga ana e vendeve te tjera”, tha Ahmadinexhad.
Sipas presidentit iranian, nese Obama do te beje “ndryshime te medha” ne politiken e vendit te tij ne Afganistan, Irak dhe ne Lindjen e Mesme, do te gjeje tek Irani, nje mik.
Top Channel