Tadic: Nuk heqim dore nga Kosova

22/09/2009 12:55

Presidenti serb, Boris Tadic ka deklaruar se Serbia nuk do te heqe kurre dore nga Kosova dhe se do te vazhdoje te luftoje per te ruajtur teresine e saj territoriale.

Gjithesesi, Tadic ka nenvizuar se kjo gje do te behet ne menyre demokratike dhe jo duke vene ne rrezik jeten e njerezve.

“Ne zhvillojme politike paqesore dhe do ta mbrojme Kosoven me mjete diplomatike dhe politike. Ne do te vazhdojme ne rrugen e integrimeve ne BE dhe njekohesisht nuk do te heqim dore nga teresia jone territoriale”, ka pohuar Tadic ne prag te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se.

Presidenti serb do t’i drejtohet me nje fjalim te pranishmeve ne kete eveniment diten e premte.

Top Channel