Drejtuesit e misionit EULEX pritet qe muajin e ardhshem te nisin bisedimet me autoritetet serbe per nisjen e zbatimit te protokollit policor te nenshkruar me 11 shtator.

Lajmin e bejne te ditur burime prane misionit te rendit dhe ligjit, sipas te cilave protokolli me Beogradin mund te konsiderohet aktiv, pasi ai u nenshkrua nga te dyja palet.

Por deri tani nuk ka pasur shkembim te informacioneve dhe per pasoje pritet qe ne tetor te vendosen kontaktet e para me autoritetet serbe.

Nga ana e saj Prishtina zyrtare e konsideron protokollin si nje ceshtje te perfunduar dhe te pazbatueshme per Kosoven.

Top Channel