Eurodeputetja austriake, Ulrike Lunacek eshte emeruar raportuese e Parlamentit Evropian per Kosoven. Ne cilesine e ketij posti, ajo se shpejti do te beje viziten e pare ne Prishtine.

Lunacek, e cila eshte nga radhet e te gjelberve evropiane, ka deklaruar se ne kete detyre do te angazhohet per nje perspektive te qarte te integrimit te Kosoves ne BE, si dicka e rendesishme per stabilitetin afatgjate te rajonit.

Nderkohe qe persa u perket zgjedhjeve te 15 nentorit, ajo ka theksuar se ato jane jashtezakonisht te rendesishme per faktin se jane zgjedhjet e para pas pavaresise se Kosoves.

Top Channel