Lirohen dy serbe te akuzuar per krime lufte

22/09/2009 16:50

Gjykata e krimeve te luftes ne Serbi ka liruar dy ish-police serbe te cilet akuzoheshin per bashkepunim ne vrasjen e tre shtetasve shqiptaro-amerikane ne 1999-en.

Ish-punonjesit e policise akuzoheshin per torture dhe krime lufte teksa ua kishin dorezuar tre vellezerit shqiptare, Ilir, Mehmet dhe Agron Bytyqi, anetareve te policise speciale serbe te cilet me pas i kane ekzekutuar ne nje kamp trajnimit ne lindje te Serbise.

“Pasi jane marre ne pyetje 50 deshmitare dhe eksperte, kemi ardhur ne perfundimin se nuk ka prova se ata kane kryer krime”, eshte shprehur kryetari i gjykates, Vesko Krstajic.

Trupat e tre vellezerve u zbuluan ne 2001-shin te vendosur ne nje varr masiv dy vjet pasi lane biznesit e tyre te picave ne Nju Jork per t’u bashkuar me UCK-ne.

Top Channel