Kryetari i levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti ka paralajmeruar se ne te ardhmen mes Kosoves dhe Malit te Zi mund te lindin probleme lidhur me percaktimin e kufirit qe ndan dy vendet.

Sipas Kurtit, ne Marreveshjen e Kumanoves NATO ka pranuar hartat e gjeneraleve te ushtrise jugosllave, te cilat sipas tij jane ne dem te Kosoves ne raport me fqinjet e saj.

“Per kete arsye do te shfaqet kontesti per mijera hektare qe i takojne komunes se Pejes”, ka pohuar Kurti.

Ai ka shtuar se ky problem mund te zgjidhet vetem nese Podgorica zyrtare pranon ato kufij te Kosoves qe jane percaktuar ne Kushtetuten e vitit 1974.

Top Channel