Itali, shtohet diskriminimi ndaj emigranteve

22/09/2009 17:55

Pakesohet numri i emigranteve qe merren ne pune, shtohet diskriminimi ndaj tyre ashtu sic jane shtuar edhe femijet e huaj ne shkollat italiane.

Eshte me pak fjale kjo tablloja e nxjerre nga raporti vjetor i Qendres se Studimeve per Investimet Shoqerore, raport qe hartohet per llogari te Organizates Europiane per Bashkepunim dhe Zhvillim. Eshte regjistruar nje shtim i numrit te pergjithshem te emigranteve me banim te rregullt ne Itali, tashme gati tre milion e gjysme persona.

Shume prej tyre po ndjejne rrjedhojat e krizes ekonomike si ne veshtiresine per te gjetur pune ashtu edhe per sa i perket banesave. Gjate vitit te kaluar ka rene ne masen 23,7% blerja e shtepive nga emigrantet, nje fenomen qe kishte shenuar vetem rritje kater vjetet e fundit. Edhe dergesat jane pakesuar.

Ne raport flitet per nje renie prej 10% per fryme. Pikerisht kriza ekonomike mund te jete nje prej shkaqeve te rritjes se diskriminimit te emigranteve ne vend, sic deshmojne dhe episodet gjithnje ne rritje te racizmit, 22 per qind te se cileve verifikohen ne vendin e punes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA