Greqi, gripi i derrit shfaqet ne shkolla

22/09/2009 21:25

Rasti i pare i gripit te derrit ne shkollat greke eshte regjistruar ne qytetin e Selanikut.

Behet fjale per nje nxenese te vitit te pare, ne nje lice qe ndodhet ne qender te qytetit. 16 vjecarja ka shfaqur temperature te larte para disa ditesh dhe pas analizave rezultoi se ishte infektuar nga virusi A/H1N1. Mjeket keshilluan kurimin e saj ne shtepi, duke i dhene dhe udhezimet perkatese.

Menjehere jane lajmeruar edhe nxenesit e tjere e prinderit e tyre, por perderisa nuk ka pasur raste te tjere keshilli i mesuesve ka vendosur qe mesimet te vazhdojne rregullisht. Specialistet greke kane vendosur qe nje shkolle mund te mbyllet per 6 dite ne se regjistrohen nga tre deri ne pese raste me gripin e derrit ne te njejten klase.

Top Channel