Perballe gazetareve te kanaleve te ndryshme televizive, nga studio e televizionit shteteror grek, 6 udheheqesit e partive kryesore greke per me shume se 3 ore e gjysme, jane perpjekur te fitojne votat e rreth 20% te grekeve te pavendosur, duke shprehur pikepamjet e tyre ne pyetjet per ekonomine, politiken e jashtme, qeverisjen e vendit, arsimin, marredheniet e punesimit dhe sigurimet shoqerore.

“Rruga e pergjegjesise, rruga e perpjekjes per te perballuar problemin struktural te financave shteterore e qe kryesisht shprehet tek borxhi i madh shteteror, duhet te shpejtohet, te shtrohet per zgjidhje, te kete prioritet menjehere”, u shpreh kryeministri, Kostas Karamanlis.

Ndersa kryesocialisti Papandreu pasi ka akuzuar rivalin e tij per marredheniet klienteliste te qeverise konservatore dhe per mostransparencen e saj ,fakte qe kane cuar ne humbjen e fondeve te BE,ka shpallur moton e partise se tij ne se vjen ne pushtet.

“Po behemi gati. Programi yne eshte nje program qe ka dy boshte; nikoqirllek dhe zhvillimin e ritem ekonomik nga ana tjeter”, u shpreh Jorgos Papandreu, kryetar i PASOK-ut.

Greqia do te vazhdoje te ruaje veton ndaj Maqedonise ne se socialistet do te qeverisin pas 4 tetorit, ne rast se Shkupi nuk bie dakord per nje emer sinteze me percakim gjeografik dhe perdorim nga te gjitha palet eshte shprehur Papandreu.

“Ne kemi qene ata qe kemi vendosur “vijen e kuqe”, kemi mbeshtetur edhe qeverine ne kete pozicionim dhe do te vazhdojme te kembengulim edhe me tej”, theksoi me tej ai.

Nga ana e tij udheheqesi i ultranacionalisteve greke Jorgos Karaxhaferis, perseri ka insistuar per debimin e shumices se emigranteve te huaj nga Greqia duke theksuar madje se nuk duhet qe 80% e emigranteve te jene nga i njejti vend,duke nenkuptuar keshtu Shqiperine.

Edhe kur i eshte referuar politikes me fqinjet udheheqesi i partise LAOS nuk ka lene pa permendur edhe Shqiperine.

“Nuk jemi Luksemburgu qe ka fqinje Belgjiken, Francen dhe Gjermanine. Jemi Greqia qe ka fqinje Shqiperine, Turqine, Maqedonine, ku ka akoma njerez qe kane pretendime ne kurriz te vendit tone”, u shpreh Karaxhaferis.

Ne mbremjen e sotme ne nje debat te dyte televiziv perballe gazetareve ,do te jene vetem dy rivalet per pushtet Karamanlis dhe Papandreu.

Top Channel