Bashkimi Evropian ka marre ne shqyrtim enciklopedine e re te hartuar nga Akademia e Shkencave ne Maqedoni dhe se shpejti mund te kerkoje informacione shtese mbi te.

Lajmin e bejne te ditur agjencite maqedonase, te cilat iu referohen burimeve nga Brukseli. Sipas ketyre te fundit, kerkesa e BE-se mund te behet para se te publikohet progres-raporti i KE-se per Maqedonine.

Partite shqiptare ne Maqedoni presin qe Brukseli te reagoje dhe te vleresoje se enciklopedia eshte nje goditje e rende ndaj multietnicitetit te shtetit.

Gjithesesi, aktualisht BE po e shqyrton botimin e fundit te Shkupit, qe nga shqiptaret konsiderohet si nje enciklopedi kontroverse.

Top Channel