
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton i eshte pergjigjur me nje replike te thate komandantit te trupave amerikane ne Afganistan, gjeneralit Stanley McChrystal.
Pasi ushtaraku i larte paralajmeroi deshtimin e misionit nese nuk dergohen trupa te tjera, shefja e diplomacise amerikane ka reaguar duke u bazuar tek deklarata e presidentit Barack Obama.
“Nuk do te marrim asnje vendim per dergimin e trupave pa u hartuar me pare nje strategji e re dhe efikase”, ka deklaruar Clinton.
Ajo ka shtuar se vendimet e saj Shtepia e Bardhe po i merr duke u konsultuar me eksperte te cilet kane luftuar kunder guerrilasve ne vende te ndryshme te botes.
Nderkohe, e perditshmja “The Washington Post”, duke cituar burime te besueshme prane Pentagonit, shkruan se ka qene sekretari i Mbrojtjes Robert Gates ai qe ka nxitur gjeneralin McChrystal qe te bente kerkesen e shtimit te trupave.
Top Channel