Kreu i levizjes “Cohu” ne Kosove, Avni Zogiani ka deklaruar se shoqeria kosovare eshte e nenshtruar nga pushteti i institucioneve nderkombetare.

I ftuar ne emisionin “Shqip” ne Top Channel, Zogiani ka bere pergjegjese qeverine kosovare, e cila sipas tij po lejon kete qeverisje te padrejte.

“Shoqeria kosovare eshte nenshtruar nga rrembimi, qe ekziston tek institucione si UNMIK-u dhe EULEX-i. Politikanet tane nuk e kane nxjerre asnjehere realitetin dhe qellimin e ketyre institucioneve. Ato jane kthyer ne nje dore qe na drejton edhe ne disa drejtime ku nuk shkon vullneti yne”, ka pohuar Zogiani.

Top Channel