Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, akuzon shtetin fqinj Maqedonine se po investon ne acarimin e raporteve nderetnike e jo ne permiresimin e tyre.

Enciklopedine me permbajtje anti shqiptare te publikuar se fundi nga Akademia Maqedonase e  Shkencave dhe Aarteve  kryeministri Thaci e quajti dicka qe i ngjan mentalitetit serb e qe domosdoshmerisht duhet t’i takoje te se kaluares.
 
“Mendoj se ne nuk duhet te fokusohemi shume ne mendjen e njerezve te mentalitetit te shekullit te kaluar qe perngjajne ne nje mentalitet qe nuk dallon nga mentaliteti serb, nje mentalitet ky jo i investimit ne permiresimin e raporteve nderetnike, por ne pretendimet acaruese”, u shpreh Thaci.

Enciklopedia e cila pervec tjerash i quan shqiptaret “njerez mali dhe zaptues te trojeve” ka nxitur reagimin e Akademise se Shkencave te Kosoves.

Institucioni me i larte i shkences dhe i artit ne Kosove konstaton se “veprimet primitive te shtremberimit te se kaluares te popullit shqiptar, te pervetesimit te trashegimise se tij dhe popujve te tjere per ta madheruar historine e vet, flasin per shkallen ne te cilen eshte katandisur shkecna ne Maqedoni, qe te kujton frymen e Akademise Serbe te Shkencave dhe te arteve”.
 
Historiani Frasher Demaj thote se kjo eshte nje vazhdimesi e veprimeve antishqiptare te nisura nga qarqet politike e te cilat po vazhdohen nga ato akademike
 
Ne enciklopedine e re te Maqedonise, shqiptaret pershkruhen si njerez mali te ardhur nga veriu i Shqiperise pas shekullit XVI.

Pas kesaj periudhe shqiptaret thuhet se kane plackitur dhe kane ushtruar dhune mbi maqedonasit duke i detyruar ata te shperngulen nga vatrat e tyre.

 

Top Channel