Serbi, rriten agresionet ndaj te huajve

21/09/2009 14:30

Rriten agresionet ndaj te huajve ne Serbi. Ne ditet e fundit nje turist australian eshte sulmuar nga nje grup personash ne parkun qendror te Beogradit.

Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave behet fjale per sulmin e dyte te kryer brenda kater diteve ne kryeqytetin serb.

Diten e enjte nje 28 vjecar francez u sulmua nga tifozet serbe ne prag te ndeshjes Partizani-Tuluz dhe vazhdon te jete ne gjendje kritike per jeten.

Top Channel