
“Synimi yne themelor eshte qe te takojme udheheqesit e vendeve qe nuk e kane njohur Republiken e Kosoves deri me tani, me qellim qe te japim informacionet shtese per zhvillimet tona dhe perkushtimin qe kemi ne menyre qe te shpejtohet edhe procesi i njohjes nga keto vende”.
Keshtu deklaroi presidenti i Kosoves Fatmir Sejdiu para nisjes per vizite ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku bashke me ministrin e puneve te Jashtme Skender Hyseni do t’i shfrytezojne punimet e asamblese se pergjithshme te OKB-se per te lobuar per pavaresine e Kosoves.
Jane gjithsej dyzet takime te konfirmuara qe delegacioni kosovar do t’i zhvilloje ne New York. Pervec kerkeses per njohje delegacioni kosovar do te kerkoje nga shtetet hezituese ta mbeshtesin Kosoven edhe ne procesin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise.
Ne nje deklarate dhene ne Aeroportin e Prishtines, Presidenti Sejdiu nuk ka komentuar deklaratat e udheheqesve serbe lidhur me kete vizite dhe as per mundesine e vazhdimit te bisedimeve, pas vendimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise lidhur me pavaresine e Republikes se Kosoves. Qe nga shpallja e pavaresise me 17 shkurt 2008 Kosova eshte njohur nga gjithsej 62 shtete. Njohja e fundit erdhi me 11 gusht nga Republika Domenikane.
Top Channel