Enciklopedia e Maqedonise, e cila pervec te tjerash i quan shqiptaret “njerez mali dhe zaptues te trojeve”, ka nxitur reagimin e Akademise se Shkencave te Kosoves.

Institucioni me i larte i shkences dhe artit ne Kosove konstaton se, veprimet primitive te shtremberimit te se kaluares se popullit shqiptar, te pervetesimit te trashegimise se tij dhe popujve te tjere per ta madheruar historine e vet, flasin per shkallen ne te cilen eshte katandisur shkecna ne Maqedoni, qe te kujton frymen e Akademise Serbe te Shkencave dhe te arteve.

Historiani Frasher Demaj thote se kjo eshte nje vazhdimesi e veprimeve anti-shqiptare te nisura nga qarqet politike e te cilat po vazhdohen nga ato akademike.

“Kjo nuk eshte vetem nje tendence e hapur por shkon edhe me larg. Falsifikimi i fakteve historike perben nje veper penale dhe kjo gje duhet te trajtohet edhe ne forme gjyqesore. Kjo fyerje eshte e papritur. Akademiket maqedonas duhet ta dijne se rrethohen nga shqiptaret, te cilet jane autoktone ne keto toka”, ka deklaruar Demaj.

Ne enciklopedine e re te Maqedonise, shqiptaret pershkruhen si njerez mali, te ardhur nga veriu i Shqiperise pas shekullit XVI.

Pas kesaj periudhe shqiptaret, thuhet se kane plackitur dhe kane ushtruar dhune mbi maqedonasit duke i detyruar ata te shperngulen nga vatrat e tyre.

Top Channel