Ivanovic: Kosovaret te pajisen me pasaporta serbe

21/09/2009 16:00

Qytetaret e Kosoves do te mund te aplikojne per t’u pajisur me pasaportat e reja biometrike serbe.

Lajmin e ka bere te ditur sekretari i shtetit ne Ministrine serbe per Kosoven, Oliver Ivanovic, i cili ka saktesuar se aplikimi mund te behet vetem ne Beograd.

“Kushdo qe jeton ne Kosove dhe qe nuk ka aplikuar ende per dokumentat e reja serbe, mund ta beje kete ne Beograd. Procedura eshte e njejte per te gjithe”, ka deklaruar Ivanovic.

Por zyrtari serb ka refuzuar t’iu pergjigjet pyetjeve te gazetareve, nese qytetaret kosovare qe do te pajisen me kete dokument do te perfitojne levizjen pa viza ne vendet e BE-se.

Top Channel