Durres, aksident rrugor, vdes kalimtarja

21/09/2009 12:45

Nje grua 64 vjec humbi jeten mesditen e sotme ne nje aksident rrugor ne segmentin rrugen dytesore qe lidh zonen e Plepave me Shkozetin.

Nje automjet ka dale nga rruga duke goditur nje peme dhe me pas nje mur. Per pasoje ka gjetur vdekjen nje nga pasagjeret e automjetit, shtetesja Laslije Laci nga komuna Helmes dhe jane plagosur rende dy persona qe udhetonin me te.

Aksidenti ndodhi per shkak se drejtuesi i mjetit qe po udhetonte me shpejtesi, u perpoq te shmangte perplasjen me nje kalimtare ne rruge.

Per pasoje ka ngelur e plagosur edhe kjo e fundit por jashte rrezikut per jeten. Policia dhe sherbimi i urgjences kane derguar te demtuarit ne urgjencen e spitalit dhe kane nisur nje hetim per ngjarjen.

Top Channel