Britani, policia heton 3 vjecarin

21/09/2009 16:50

Akte vandalizmi. Per kete motiv policia ne Britanine e Madhe ka hapur nje hetim serioz ndaj nje femije vetem tre vjec.

Vogelushi jeton ne Skoci, ne rajonin e Glasgout dhe eshte personi me i ri ne moshe qe hetohet nga policia ne Mbreterine e Bashkuar.

Policia e ka marre ate ne pyetje per nje sere demesh te shkaktuara ndaj nje prone tjeter, ne afersi te shtepise se tij.

Femija, ben te ditur shtypi britanik, eshte pjese e nje grupi te perbere nga 10 kriminele te mitur, te gjithe jo mbi moshen 5 vjecare, te cilet jane hetuar ne disa zona te vendit per krime te ndryshme.

Top Channel