Ne mungese te nje xhamie te premtuar prej kohesh nga autoritetet greke, muslimanet ne Greqi e kremtuan Bajramin e Madh me nje shetitje ne stadiumin Olimpik te Athines.

Athina eshte i vetmi kryeqyteti i Bashkimit Europian pa nje xhami funksionale apo nje varreze te tyren thone muslimanet, ndonese qe te dyja planifikohen prej te pakten 20 vjetesh.

Komuniteti musliman ne Greqi numeron mbi 700 mije vete, shumica me nenshtetesi helene. Ata gati e preken endrren e tyre per nje xhami ne Athine kur u hartua projekti i ngritjes ne periferi te kryeqytetit ne lagjen Palania. Po banoret e zones kundershtuan ndertimin madje ne token ku ishte planifikuar te ndertohej xhamia vendosen nje kryq te madh druri.

“Per muslimanet ne Greqi nuk ka as xhami dhe as varreze ndersa greket vete kudo qe jane edhe ne vende muslimane ndertojne kishat e tyre, varrezat, shkollat dhe cdo gje qe u duhet. Ndaj jemi te detyruar t’u kerkojme vendeve islamike te na ndihmojne duke i bere presion qeverise greke qe te ndertojme edhe ne xhamine tone” thote kryetari i Shoqates se Mulsimaneve te Greqise, Naim el Ghandour.

Kabineti i Karamanlisit thote se ka konflikt interesi me pronaret e tokes ku eshte planifikuar ndertimi i xhamise ndaj shoqata e Muslimaneve te Greqise po pergatitet ta coje ceshtjen ne gjyq.

Top Channel