Qytetaret e Mitrovices, sidomos ata te pjeses veriore, presin me shume nga zgjedhjet lokale te 15 nentorit.

Per Nushe Haradinin nga Kodra e Minatoreve, e cila ka 10 vjet qe jeton ne banese me qera, prioritet per kandidatet qe do te garojne ne keto zgjedhje duhet te jete kthimi i mijera familjeve ne pronat e tyre.

“Presim rezultate me te mira se prej atyre qe kane qene me perpara, si per shembull ndertimi i shtepive qe po shkon shume ngadale”, deklaron Haradini.

Kandidati per kryetar te komunes se Mitrovices nga radhet e PDK-se, Avni Kastrati premton nje proces me te pershpejtuar te ndertimit te shtepive ne pjesen veriore.

“Motivi im themelor eshte te zbatojme rendin dhe ligjin, t’iu mundesojme qytetareve nje qarkullim te lire, t’iu rriten siperfaqet gjelberuese, te kene uje te pijshem dhe te punohet ne drejtim te nje zhvillimi ekonomik”, pohon Kastrati.

Mirepo Nexhmedin Spahiu, i propozuar nga partite ne koalicion AKR-LDD, thote se Mitrovica tashme eshte e ndare por nuk duhet lejuar krijimi i dy republikave brenda shtetit.

“Motivi im per te kandiduar eshte te ndal nje proces qe eshte ne vijim e siper, ate te ndarjes se Kosoves ne dy republika. Ky proces mund te ndalet nga nje njeri ne krye te nje komune sic eshte Mitrovica, epiqender e zhvillimeve politike ne Kosove”, thote ai.

Sidoqofte, ajo me te cilen do te perballen mitrovicasit gjate 30 dite fushate parazgjedhore jane premtimet per nje zhvillim te qendrueshem ekonomik.

“Ka te beje me infrastrukturen, sherbimin, shendetesine, etj. Duhet nje strategji per hapjen e bizneseve te reja. Ne kater vite do te bejme me shume”, thekson Mursel Ibrahimi, kandidat per kryetar te komunes se Mitrovices nga radhet e LDK-se.

Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Mitrovica do te kete gjithsej 100 vendvotime dhe 80 mije votues, perfshire edhe ata te pjeses veriore.

Top Channel