Shoqata e veteraneve te UCK-se, “Kalaja”, ka reaguar ashper lidhur me heshtjen e institucioneve dhe intelektualeve shqiptare per botimin e Enciklopedise se Maqedonise, qe sipas saj eshte shume poshteruese per shqiptaret.

Sipas shoqates, kesaj enciklopedie qarqet intelektuale shqiptare duhet t’i kundervihen me argumente dhe fakte shqiptare, duke hartuar nje enciklopedi te mirefillte qe mbron vlerat shqiptare ne Maqedoni.

“Bejme thirrje qe sa me shpejt Shoqata e Historianeve Shqiptare te punoje ne hartimin e nje enciklopedie shqiptare te trevave tona”, thuhet ne reagimin e shoqates.

Ajo ka kritikuar edhe presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov dhe kryeministrin Nikolla Gruevski, te cilet ishin te pranishem ne ceremonine e promovimit te enciklopedise.

Top Channel