Frattini: Kabuli te marre persiper pergjegjesite
19/09/2009 16:45
Eshte momenti qe Kabuli te marre persiper pergjegjesite e tij perballe popullit te tij dhe ndaj atyre qe po i japin ndihma financiare dhe ushtarake.
Deklarata ne fjale eshte bere nga ministri i Jashtem italian Franco Frattini, i cili ka theksuar se presidenti i ri afgan duhet te nenshkruaje nje kontrate me komunitetin nderkombetar, pasi nuk eshte momenti qe vetem te kerkohet.
“Ne do te vazhdojme te jemi miq besnike, por do t’i kerkojme Karzait, nese do te jete ai presidenti, qe te filloje te percaktoje kriteret per formimin e qeverise se tij”, ka pohuar Frattini.
Top Channel