Vetembytet ne kanal 35-vjecarja me depresion

18/09/2009 09:50

Nje 35-vjecare nga rrethi i Lushnjes i ka dhene fund jetes se saj duke u vetembytur. Aktin e veteflijimit ajo e ka kryer pese dite me pare, nderkohe qe familjaret dhe policia e kane shpallur ne kerkim prej ditesh.

Kane qene kalimtare te rastesishem ata qe kane pikasur viktimen, ne nje kanal vadites me nje thellesi mbi 5 metra.

Anila Davidhi, 35 vjece, lindur dhe banuese ne fshatin Krutje te komunes me te njejten emer ne Rrethin e Lushnjes, eshte shpallur e humbur nga familjaret e saj pese dite me pare.

Burimet policore nga Komisariati i Lushnjes pohojne per gazeten “Shqip” se inspektori i Komunes Krutje dhe i disa fshatrave te saj ka raportuar te shtunen e kaluar se nje 35-vjecare po kerkohej nga familjaret.

Me pas kane qene keta te fundit qe kane shkuar ne polici dhe kane deklaruar humbjen e Anila Davidhit. Policia e shpalli te rene person te zhdukur dhe nisi kerkimet per gjetjen e saj.

Familjaret kane pohuar perpara grupit hetimor se vajza e tyre vuante nga probleme mendore dhe disa here ishte shprehur se do te vetevritej.

Ata e kane mbajtur nen vezhgim per nje kohe te gjate, por vetem 5 dite me pare ajo ka mundur te largohet nga shtepia.

Familjaret e kane denoncuar largimin e saj mbremjen e se shtunes, pasi e kane kerkuar per ore te tera ne fshat dhe ne zonat perreth.

Ata jane shprehur te shqetesuar se vajza e tyre ndoshta i kishte dhene fund jetes per shkak te depresionit qe ajo ishte e zhytur, por asnjehere nuk u vertetua kjo gje deri sa mengjesin e se enjtes per fat te keq gjithcka u vertetua.

Ajo eshte gjetur e pajete ne nje kanal vadites poshte autostrades Lushnje-Fier.

Kanali kishte qene me uje gjate gjithe ketyre diteve dhe vetem mungesa e ujit per disa ore mengjesin e djeshem ka bere qe trupi i pajete qe ishte i zhytur ne uje te shfaqej ne siperfaqe per kalimtaret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA