TVSH, 10% per arsimin dhe shendetesine

18/09/2009 08:20

Qeveria shqiptare ka pergatitur nje projektligj ne baze te se cilit synon te pergjysmoje Tatimin mbi Vleren e Shtuar per kompanite qe shesin mallra apo sherbime ne sektoret e arsimit privat dhe kujdesit shendetesor, gje qe do te sjelle edhe zbatimin e skemes dynivelore per TVSH-ne.

Duke prezantuar programin e qeverise se re ne fushen e taksave, ministri i Financave, Ridvan Bode, tha se “prezantimi i shkalles se TVSH-se me te ulet per sherbimet e mallrat e lidhura me arsimin dhe shendetesine”, eshte nje nga ndryshimet e pritshme ligjore.
Pjesa tjeter e mallrave dhe sherbimeve, do te vijojne te paguajne TVSH 20 per qind si me pare.  

Bizneset qe  perfitojne

Spitalet e para private qe  jane krijuar gjate viteve te fundit, si dhe laboratoret e analizave me te ardhura vjetore mbi 4 milione leke  ne vit, pritet te perfitojne nga pergjysmimi i TVSH-se. Por fitimin me te madh pritet ta kene shkollat dhe universitetet private.

Gjate viteve te fundit, nje treg me xhiro vjetore prej dhjetera milione eurosh ne vit eshte krijuar duke perfituar nga etja e madhe e shqiptareve per diploma universitare.
Dhjetera universitete me mijera studente jane krijuar dhe shume universitete te reja vijojne te hapen si sipermarrje private ne Shqiperi.  

Kursim kombetar

Kujdesi shendetesor dhe arsimi konsiderohen ne te gjithe boten si “kursime kapitale”, pasi e aftesojne popullaten fizikisht dhe mundesisht te rrise eficencen ne pune ne te ardhmen.
Per kete arsye, investimet publike apo private ne keto dy fusha konsiderohen me rendesi jetike per zhvillimin e ardhshem te vendit dhe rritjen e ekonomise kombetare.

Pra investime te tilla konsiderohen si shtim kapitali per ekonomine dhe jo si konsum. Por ky shtim kapitali nuk do te thote se eshte ilaç per zgjidhjen e problemeve, per shkak se investimet mund te rezultojne te gabuara.

Si tregu i arsimit privat ashtu edhe ai i sherbimeve shendetesore private, kane pasur sukses ne Shqiperi per shkak te keqmenaxhimit, dobesive dhe kufizimeve sasiore ne sherbime te ngjashme te ofruara nga sektori publik.

Keshtu, ndersa dyert e universiteteve private jane hapur perkundrejt pageses per te gjithe, dyert e universiteteve publike jane te mbyllura dhe me vendime qeverie, sasia e studenteve te pranuara ne to eshte e kufizuar.

Ne kete menyre, tregjet nuk liberalizohen, por segmentohen. Universiteti i Tiranes ka kerkuar me heret liberalizimin e pranimeve kundrejt pageses ne sektorin e arsimit te larte publik, si dhe eshte ankuar tek Autoriteti i Konkurrences per kete çeshtje.

Por Autoriteti i Konkurrences nuk ka pasur mundesi te nderhyje per shkak te mungeses se hapesires ligjore.

Skeme  ekstra per sigurimin shendetesor

Perveç pergjysmimit te  TVSH-se per sektorin e kujdesit shendetesor privat, qeveria ka nder mend ta ndihmoje kete sektor permes reformimit te sistemit kombetar te sigurimeve shoqerore te detyrueshme.

Sipas ministrit te Financave, Bode, qeveria synon “reformim rrenjesor te skemes se sigurimeve shendetesore per te materializuar parimin e ofrimit te nje sherbimi baze per te gjithe te siguruarit e skemes se detyrueshme dhe nje sherbim me te shtrenjte e te komercializuar per te siguruarit e skemave private”.

Prej vitesh eshte diskutuar mundesia e ofrimit te policave te sigurimit shendetesor shtese per sherbime te specializuara si sherbimi stomatologjik, te cilat nuk mbulohen nga skema aktuale e sigurimeve shendetesore. Shqiptaret e punesuar paguajne 3.4 per qind te pages se tyre mujore per llogari te fondit te sigurimeve shendetesore.

Keto pagesa sigurojne kujdes shendetesor falas ne spitalet dhe qendrat shendetesore publike, si dhe ilaçe te lira te listes se barnave te miratuara nga Ministria e Shendetesise.

Sipas idese se qeverise, te siguruarit ne fondet private te pensioneve do te kene mundesine te paguajne ne fonde private te sigurimit shendetesor dhe do te marrin ne kembim sherbime shendetesore private apo ilaçe te shtrenjta. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA