Nje operacion i antidroges se kryeqytetit ka “deshtuar” pak dite me pare, pasi u kap nje shperndares heroine nga vete policia ne momentin qe ai do çonte agjentet te shefi i tij.
Deshtimi ka ardhur pasi shperndaresi i arrestuar ishte nen vezhgim per nje tjeter hetim, kur eshte goditur nga nje grup tjeter pune. Sipas te dhenave policore, me kapjen e tij nuk eshte zbuluar baza e furnizimit, pasi kishte dyshime se furnizuesi i tij qarkullonte sasi te madhe droge.
Specialiste te policise bene te ditur se pak dite me pare eshte arrestuar nga policia e kryeqytetit nje shperndares heroine dhe kokaine, i cili ishte mbajtur nen vezhgim per nje kohe te gjate.
Burimet konfidenciale tregojne se ai u godit ne momentin qe kishte blere nje sasi prej disa gramesh heroine. Agjentet e antidroges e kishin vezhguar per pak dite dhe kane nderhyre per arrestimin e tij, ne momentin qe jane bindur se ai e kishte me vete lenden narkotike.
Ne te vertete, policia nuk ka dale duarbosh nga ky operacion, por ka sjelle “deshtimin” e nje hetimi me te gjere. Pasi eshte zbuluar emri i te arrestuarit, eshte kuptuar se ai ishte nje person qe mbahej nen vezhgim nga nje tjeter grup pune.
Sipas te dhenave policore, personi i arrestuar, emri i te cilit nuk publikohet per arsye te metejshme hetimore, mbahej nen vezhgim prej disa javesh nga nje grup pune qe kishte rene ne gjurmet e tij.
Nga hetimi ka rezultuar se ai mund te siguronte droge edhe ne sasi me te madhe se sa merrte zakonisht. E nje blerje te tille mendohej se do ta kryente se shpejti.
Keshtu, specialistet, te cilet e mbanin nen vezhgim nuk e kishin goditur ne kohen kur ai qarkullonte me sasi te vogel, por prisnin qe te gjenin edhe furnizuesin e tij, me qellim goditjen e njekohshme te tyre.
Top Channel