Regjistrimet, ministria: Pranoni edhe me certifikate

18/09/2009 08:30

Fluksi i studenteve qe kane fituar, por nuk paraqiten per t’u regjistruar eshte teper i ulet.

Duke u nisur nga pervoja e viteve te kaluara, kur dy ditet e fundit radhet u bene te gjata sepse te gjithe e kishin lene per ne fund, Ministria e Arsimit ka bere nje tjeter apel per maturantet fitues: “Regjistrohuni, sepse do te humbisni te drejten perfundimisht.

Edhe ata qe nuk kane fituar ne deget e preferuara duhet te regjistrohen, te bejne kujdes ne baze te zgjedhjeve qe kane bere dhe te presin shpalljen e listave te dyta te fituesve”.

Duke u nisur nga disa probleme per sa u takon regjistrimeve, Ministria e Arsimit ka sqaruar se nuk ka asnje problem nese maturantet regjistrohen me nje certifikate te thjeshte, si mjet identifikimi.

Nderkohe qe duhet te behet kujdes me listen e fituesve, e sakta eshte vetem ajo e publikuar nga APRIAL. “Do te kene afat edhe 2 dite te tjera per t’u regjistruar ne fakultetet ku ata jane shpallur paraprakisht fitues.

Sipas Udhezimit te MASH-it, te gjitha universitetet do te regjistrojne fituesit deri ne datat 19 dhe 20 shtator 2009 prej ores 08.00 deri ne oren 18.00, ore ne te cilen perfundon afati zyrtar i regjistrimit”, sqaroi dje zyrtarisht Ministria e Arsimit.

Sipas ketij sqarimi, regjistrimi i studenteve neper te gjitha universitetet do te kryhet vetem sipas listes zyrtare te fituesve te nxjerre nga Agjencia e Pranimeve ne Institucionet e Arsimit te Larte, APRIAL. Asnje IAL nuk ka te drejte te nderhyje ne keto lista.

“Kjo liste eshte e detyrueshme per t’u zbatuar prej tyre. IAL-te te mos nxjerrin pengesa ne regjistrimin e te gjithe kandidateve fitues brenda afateve te caktuara”, nenvizoi dje Ministria e Arsimit ne nje njoftim zyrtar.

Per regjistrimin paraprak, perveç dokumenteve te tjera te bera te njohura tashme, kandidatet qe nuk kane leternjoftim ID ose pasaporte mund te paraqesin si dokument identifikimi edhe certifikate lindjeje me fotografi.

Kandidatet qe nuk kryejne regjistrimin paraprak brenda datave te percaktuara ne kete udhezim, per çfaredo arsye, nuk do te perfshihen ne listen perfundimtare te fituesve dhe do te humbasin te drejten per te vazhduar studimet e larta per kete vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA