
Ish-kandidati ne zgjedhjet presidenciale te Shteteve te Bashkuara, republikani John McCain ka kritikuar presidentin Barack Obama per terheqjen e tij nga projekti i mburojes anti-rakete.
“Eshte nje hap mbrapa. Cfare ka ndodhur qe vleresimet e agjencise se zbulimit kane rezultuar te gabuara? Kjo nuk ka ndodhur qe ne kohen e luftes se ftohte”, ka deklaruar McCain.
Kritika kane ardhur edhe nga kryetari i pakices republikane, John Peiner, i cili ka nenvizuar se ky vendim favorizon armiqte e Amerikes.
Nga ana e saj, Shtepia e Bardhe e ka argumentuar vendimin duke deklaruar se Irani nuk po avancon me ato ritme qe ishin parashikuar.
Edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka deklaruar se, SHBA kane kohe te mbrohen nga nje sulm me rakete nga Irani.
Top Channel