Mbipopullim klasash, mesim me dy turne

18/09/2009 08:50

Nje pjese e shkollave ne kryeqytet kane probleme me mbipopullimin ne klasa. Te ardhurit nga qytetet e tjera te vendit, numri i pakte i klasave dhe kapaciteti ne infrastrukture ka sjelle edhe fluks nxenesish ne nje klase.

Ndryshe nga udhezimet per mbajtjen e numrit deri ne 40 nxenes per cdo klase, regjistrat e kane kaluar numrin 50 per cdo klase.

Nje pjese e shkollave, ashtu sic eshte konfirmuar edhe nga Ministria e Arsimit, ka nisur zbatimin e mesimit me turne. Por, pavaresisht kesaj, numri i nxenesve ne klasa eshte i larte dhe ka mbipopullim.

Kjo eshte ne dem te kontrollit dhe zhvillimit te mesimit, njekohesisht edhe per mesuesit, te cilet u duhet te bertasin teksa shpjegojne, qe zeri i tyre te degjohet mes me shume se 50 vetave.

Ne keto kushte, kontrolli i dijeve behet me i veshtire. Nga ana tjeter, Ministria e Arsimit ka ne listen e objektivave te saj masa per sistemimin e gjendjes dhe gjetjen e nje rrugezgjidhjeje te shpejte.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA