Legalizimet e diplomave, kriteret dhe pagesat

18/09/2009 08:45

Studentet, te cilet duan te legalizojne dokumentet e tyre lidhur me listen e notave, diplomave, specializime apo procedura te tjera arsimore duhet te plotesojne disa kritere. Rektorati i Universitetit te Tiranes, dy dite me pare ka hapur procedurat per legalizim dhe konfirmim dokumentesh.

Dokumentet, te cilat pranohen per t’u legalizuar, duhet te jene te leshuara nga fakultetet e Universitetit te Tiranes: Ekonomiku, Juridiku, Histori-Filologjia, Gjuhet e Huaja, Shkencat Sociale, Mjekesia, Infermieria, Shkencat Sociale.

Per verifikimet e dokumentacionit brenda territorit te vendit, merren parasysh vetem ato “shkresa” te firmosura e vulosura nga fakultetet qe jane pjese e Universitetit te Tiranes.

Te interesuarit duhet te dorezojne te dhenat e tyre prane Drejtorise se Komunikimit dhe te presin deri ne permbushje te afatit.

Nderkohe qe per studentet qe konfirmojne dokumentacionin si pjese e procedurave per vazhdimin e studimeve ne universitetet jashte duhet te bejne pagesen ne llogarine perkatese.

Kerkesen per konfirmim ne Drejtorine e Komunikimit prane rektoratit te UT-se duhet ta dergoje institucioni dhe jo studenti.

Dokumentet per konfirmim-vertetim:

– Diplome

– Liste notash

– Program mesimor

– Vertetime

– Mbrojtje gjuhe prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja

– Diplome specializim

– Liste notash specializim   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA