Ne baze te nje sondazhi te zhvilluar nga Programi i USAID per Qeverisjen Vendore (LGPA), ne dhjete bashki te perzgjedhura, rezulton se banoret e Kukesit jetojne ne nje standard jetese me te mire, se nje vit me pare.
Pothuajse ne te gjithe pyetesoret, banoret e kesaj zone veriore kane shprehur optimizmin per nje permiresim te jeteses dhe zhvillim me te mire ekonomik.
Ne sondazhin e dhjete bashkive u pyeten 4800 persona, ku ne thelb ishte puna e bere nga bashkite, prioritetet dhe problemet qe i shqetesojne me teper.
LGPA ben çdo vit sondazhe, duke perzgjedhur ato bashki me te cilat ka nje program asistence teknike.
Sondazhi i fundit per vitin 2009, u publikua dje, gjate zhvillimit te konferences “Praktikat me te mira te qeverisjes vendore”.
Perfundimi del se njesite vendore nen mbeshtetjen e USAID kane treguar permiresim te qeverisjes, ne raport me 10 bashkite qe nuk jane pjese e programit.
Ne teresi, banoret e ketyre bashkive jane shprehur se shqetesimin me te madh e perben papunesia, ndersa kane nje perceptim se ekonomia e qytetit te tyre eshte ne renie ose nuk po ndryshon.
Kukesi shfaq perqindjen me te larte te banoreve qe deklaruan se standardi i tyre i jetes eshte permiresuar. Afro 55 per qind e 4800 te intervistuarve jane te kenaqur me sherbimet e administrates lokale.
Dhjete bashkite qe kane marre pjese ne sondazhin e organizuar nga USAID per vitin 2009, jane Kukesi, Shkodra, Lezha, Fushe-Kruja, Gramshi, Librazhdi, Korça, Pogradeci, Fieri dhe Himara.
Keto bashki jane pjese e programit te qeverisjes vendore, financuar nga USAID-i.
Ne kuader te ketij sondazhi, po dje ne Tirane, afro 26 njesi vendore moren pjese ne nje panair, ku nga tendat e tyre paraqiten aftesine e tyre per te qeverisur.
Autoret e anketes mendojne se marzhi i gabimit nuk eshte me shume se 3 perqind.
Top Channel