Nje sasi lende eksplozive ka hedhur ne ere porten e kantierit te fshatit turistik ne Kakome. Burimet policore nga Komisariati i Sarandes konfirmojne se shperthimi i lendes eksplozive ka ndodhur pas ores 01:30 te se enjtes.
Ekspertet kriminale qe kane shkuar menjehere ne vendngjarje, kane percaktuar se masa eksplozive ka qene vendosur vetem 1.5 metra larg portes hyrese per ne kantierin e fshatit turistik, qe eshte duke u ngritur nga firma “Riviera” ne Gjirin e Kakomese.
Ata kane mundur te saktesojne edhe llojin e sasine e lendes eksplozive, duke arritur ne perfundimin se ka qene rreth 100 grame eksploziv i tipit amonit malor.
Pasoja e ardhur nga shperthimi ka qene zhvendosja e portes se postbllokut kryesor te kantierit, vendosur nga firma ndertuese “Riviera” qysh ne nisje te punimeve per rrethimin e siperfaqes prej 70 ha, te destinuar per fshatin turistik qe do te ngrihet ne kete territor.
Shperthimi eshte degjuar dhe ndjere i fuqishem, duke tronditur personelin e administrates dhe specialistet qe ishin duke fjetur ne mjediset e qendres administrative te firmes, ne ndertesen buze detit.
Shperthimi i ka paraprire seances gjyqesore qe eshte zhvilluar dje ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Sarandes per pese personat e akuzuar prej disa muajsh per “shkaterrim te prones se tjetrit”, pasi kishin sulmuar automjetet dhe makinerite e firmes “Riviera”, te dislokuara ne Gryken e Prodanit ne marsin e ketij viti.
Nderkohe qe seanca e djeshme eshte zhvilluar ne sfondin e shperthimit te tritolit ne hyrje te kantierit, mesohet se policia dhe hetuesia jane duke e zbardhur kete episod te ri, qe prej tyre eshte interpretuar si forme presioni e elementeve te veçante nga radhet e banoreve te Nivices, per te veshtiresuar dhe renduar klimen e punimeve qe eshte duke kryer firma “Riviera” per ngritjen e fshatit turistik te Kakomese, qe eshte ne kundershtim me pretendimet e tyre per pronesine mbi kete territor.
Banoret e Nivices, pretendues te pronesise mbi Kakomene, jane perplasur dhe here te tjera me punonjesit e firmes qe ka marre persiper ndertimin e fshatit turistik.
Konflikti i pare u shenua ne shkurt te vitit 2005, kur çeshtja “Kakomeja” çoi ne ndalimin e shtate personave, prej te cileve kryeplakut Vladimir Kumi dhe mesuesit Koço Dhuli, te cilet u denuan me arrest shtepie.
Me pas Gjykata e Apelit ne Gjirokaster vendosi edhe per ata gjykimin ne gjendje te lire, me detyrim paraqitjeje ne gjykate, sikurse per te akuzuarit e tjere, bashkefshatare te tyre, te konsideruar aktive ne rezistencen per fshatin turistik te Kakomese.
Nderkohe ne 26 korrik te ketij viti, policia shoqeroi 5 banore te zones, pasi punonjesit e firmes se kontraktuar per punimet jane ndjere te kercenuar pasi kane degjuar te shtena armesh shume te aferta.
Nga marrja e tyre ne pyetje nuk eshte pranuar dhe provuar te kete pasur qitje me arme ne territorin e Kakomese dhe ata jane lene te lire.
Nderkohe, nje vater zjarri qe u shenua ne fillim te muajit gusht, u konsiderua si i qellimshme dhe se kishte lidhje me çeshtjen “Kakomeja”.
Top Channel