Interesat e bonove te thesarit me afat maturimi 12-mujor pesuan nje rritje tjeter me 4 pike baze, duke fluturuar ne 9.39 per qind ne ankandin e fundit te organizuar te marten nga Banka e Shqiperise.
Ne ankand, qeveria pati porositur emetimin e 8.6 miliarde lekeve bono. Oferta e pergjithshme qe 13.3 miliarde leke.
Por pavaresisht kerkesave te shumta nga ana e bankave per te blere bono, interesat vijuan te rriten.
Ne ankandin paraardhes interesi maksimal i pranuar qe 9.35 per qind.
Nje vit me pare, bonot 12-mujore jepnin nje interes prej 8.13 per qind.
Per bonot me afat maturimi gjashtemujor, interesi ne ankandin e fundit arriti ne 7.74 per qind.
Nje vit me pare, interesi qe 7.44 per qind.
Qeveria ka ulur ndjeshem kerkesen per borxh te brendshem gjate muajve te fundit, pasi i ka plotesuar nevojat e veta me kredi ne euro te marra ne tregun nderkombetar dhe me perdorimin e parave te privatizimit.
Top Channel